Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Dr. Hafir Shalën, mjekun e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lladrovci ka shkruar nga Facebooku se Dr.Shalën nuk do ta harrojnë kurrë dhe se më 1998 në rrugën e tij për Prishtinë me qëllim të furnizimit me barna, ai ishte kidnapuar, por për këtë krim ende askush nuk ka dalur para drejtësisë.
”Dita e 10 Prillit, është ditë e kujtimit për mjekun e parë të UÇK-së, heroin dr. Hafir Shala, nismëtarin e shëndetësisë së UÇK-së, njëherësh atdhetarin e vendosur dhe veprimtarin e ilegales kundër okupatorit.
Në këtë ditë, më 1998, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte ditë e humbjes së humanistit të madh, e mjekut të saj, mjekut të popullit në rrethana të luftës çlirimtare.
Ne nuk do ta harrojmë kurrë se në rrugën e tij për Prishtinë me qëllim të furnizimit me barna, ai është kidnapuar. Deri më sot, asnjë nga përgjegjësit e këtij krimi, nuk është vënë para drejtësisë.
Lavdi jetës e veprës së Dr. Hafir Shalës!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”


