BallinaLajme3 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

3 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Të ngjajshme

Prokuroria e Gjilanit e lë në liri Arianit Sllamnikun, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë...

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 39 pacientë të prekur nga Coronavirusi, 7 prej tyre me oksigjeno-terapi ndërsa 3 nga këta në gjendje më kritike.

Kështu ka bërë të ditur infektologu Salih Ahmeti për Front Online.

“Janë 7 pacientë në oksigjeno terapi. Të gjithë pacientët që janë në oksigjeno-terapi janë në gjendje të rënd, prej tyre katër edhe pse janë me oksigjeno-terapi janë në një situate premtuese, ata janë në parametra të menaxhueshëm dhe me angazhimet tona dhe mbështetjen profesionale shpresojmë që të kenë përmirësime. 3 prej tyre janë në gjendje mjaftë të rënd, janë në gjendje kritike”, tha ai për Front Online.

Ahmeti tha se mosha e pacientëve sillet rreth 70 vjeç.

“Mosha e tyre është rreth 70 vjeçare”, tha ai.

Ai tha se pacientët e tjerë në këtë klinikë janë në gjendje stabile.

“39 pacientë janë të shtrirë momentalisht në Klinikën Infektive me Covid-19. Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, prej këtyre 7 kanë gjendje të rënd, tre prej tyre gjendje kritike”, tha ai për Front Online.

Mbrëmë është shënuar viktima e gjashtë nga Covid-19 në Kosovë.

Numri i të prekurve ka shkuar në 224, e numri i të shëruarve në 37./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz