back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutKatër raste të reja me COVID-19 në veri të Kosovës, gjithsej 27...

Katër raste të reja me COVID-19 në veri të Kosovës, gjithsej 27 të infektuar

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Edhe katër raste të reja janë konfirmuar në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq tha se numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është 27, transmeton Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tri raste të reja në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan.

“Klinika infektive në veri të Mitrovicës strehon tetë pacientë, tre janë transportuar në Nish, një është transportuar në Institutin e Pulmonologjisë në Beograd, dhe 13 pacientë me simptoma klinike më të lehta janë në Sallën e Studentëve në veri të Mitrovicës” tha Antonijeviq.

Madje ai shtoi se pacientët e dërguar në Nish dhe në Beograd janë në gjendje të qëndrueshme dhe asnjëri prej tyre nuk është në respirator./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz