BallinaJetëSpanja regjistron 809 viktima brenda 24 orëve të fundit

Spanja regjistron 809 viktima brenda 24 orëve të fundit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Spanja sot regjistroi numrin më ulët të vdekjeve ditore të kësaj jave, tha Ministria spanjolle e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 809 viktima të tjera në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në vend ka arritur në 11.744.

Nga ana tjetër janë konfirmuar 7.026 raste të reja, duke e çuar numrin në 124.000.

Vetëm Italia ka numrin më të madh të vdekjeve se Spanja, me mbi 14.600 viktima të raportuara.

Megjithatë, me popullsinë e Italisë prej 60 milionë banorësh dhe popullsinë e Spanjës prej 46 milionësh, Spanja ka arritur pothuajse të njëjtën vdekshmëri proporcionale si fqinji i saj mesdhetar.

Spanja gjithashtu tejkaloi Italinë në numrin e rasteve të konfirmuara brenda një dite. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë raste.

Më shumë se 56.000 njerëz janë hospatilizuar në Spanjë pasi kishin kontraktuar virusin, duke vërshuar njësitë e kujdesit intensiv të vendit.

Të dhënat tregojnë se pacientët më të vjetër se 80 vjeç rrallë pranohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Spanja gjithashtu pritet të zgjasë masat e saj deri në 25 prill, duke shënuar 45 ditë që nga fillimi i karantinës.

Këtë javë, të dhënat ekonomike konfirmuan se muaji mars ishte më i keqi për sa u përket humbjeve të vendeve të punës në historinë e Spanjës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz