back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKryetarja e PDK-së në veri jep alarmin: Kurti ia ka dorëzuar veriun...

Kryetarja e PDK-së në veri jep alarmin: Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit

Të ngjajshme

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi sot ka folur për gjendjen e rëndë që është krijuar në veri të Kosovës pas imponimit të orës policore të Serbisë si dhe vendimit të autoriteteve serbe për të karantinuar komunat kosovare të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

Në një postim në faqen e saj Facebook ajo e ka bërë bashkëpërgjegjëse për dorëzimin e sovranitetit të Kosovës, qeverinë në largim të z. Kurti duke thënë se ka “ lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë.

Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e banorëve shqiptar që jetojnë në veri të Ibrit të cilët sipas saj “po ndihen shumë të pasigurtë nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim”.

Reagimi i plotë:

Qeveria në ikje Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës dhe ia ka dorëzuar Beogradit pasi e ka lënë luftën kundër koronavirusit në këtë zonë në dorë të autoriteteve shtetërore të Serbisë . Kjo qeveri e papërgjegjshme ka ndenjur duarkryq ndaj cënimit të sovranitetit tonë shtetëror që është bërë nëpërmjet imponimit në veri të Kosovës së orës policore të Serbisë dhe së fundmi ska asnjë reagim edhe ndaj karantinimit nga Beogradi të dy komunave kosovare Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit. Qeveria e shkarkuar madje është bashkëpërgjegjëse për këtë dorëzim të sovranitetit të shtetit të Kosovës duke lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë. Kjo është situatë alarmante që ka shqetësuar të gjithë banorët shqiptarë të veriut të Kosovës të cilët po ndihen shumë të pasigurtë e nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz