back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Kryetarët dy komunave të Mitrovicës kanë mbajtur një konferencë për media, për të njoftuar qytetarët lidhur me situatën që po mbretëron në këtë komunë.

Në këtë konferencë foli komandanti i KFOR-it për rajonin e Mitrovicës i cili porositi qytetarët të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve publike.

“Dua të falënderoj të nderuarit kryetarët që janë me neve këtu. Që të dy e dinë se situata me koronavirusin është shumë serioze. Është shumë serioze në Ballkan, është shumë serioze në Evropë. Jam i sigurte se secili qytetarë në Mitrovicë do të ndjekë udhëzimeve të institucioneve publike të Kosovës dhe të dy kryetarëve. Dua të falënderoj mediat dhe të gjithë shtypin sepse kjo na ndihmon”.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, tha se qytetarët duhet të respektojnë rregullat e dhëna nga institucionet kompentente.

“Kisha pas një lutje për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh cilit nacionalitet. Po përballemi me një virus që nuk njeh kombësi. Unë ju bëj thirrje që të rrini në shtëpi të izoluar. Ju lus që edhe atë kohë që jeni të lirë të lëvizni ruani distancën mës vete. Dhe mbani higjienën në shtëpitë e juaja. Në Mitrovicën e Veriut janë të infektuar dy persona, njëri ka vdekur.”

Ndërkaq kreu i Mitrovicë së Veriut Goran Rakiq, njoftoi se në pjesën veriore të Kosovës janë 17 të infektuar dhe mbi 200 qytetarë të izoluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz