back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet edhe një rast me Coronavirus në Kosovë

Konfirmohet edhe një rast me Coronavirus në Kosovë

Të ngjajshme

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

MPB: 11 persona të arrestuar për incidente gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjithsej 11 persona janë privuar nga liria gjatë ditës...

Gjatë ditës së sotme, të paktën deri në këtë orë është konfirmuar vetëm një rast me coronavirus në Kosovë, duke çuar në 126 numrin total të të infektuarve.

Instituti i Shëndetësisë Publike nuk ka dhënë detaje për prejardhjen e personit të infektuar, mirëpo ka bërë të ditur se do të gjurmohen të gjitha kontaktet, shkruan Reporteri.net.

IKSHPK u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që të respektojnë rregullat, të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mos dalin pa e pasur të domosdoshme.

Njoftimi i plotë:

NJË RAST I RI ME COVID-19!

Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!
KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz