BallinaLajmeArrestohet personi që kërcënoi presidentin Thaçi

Arrestohet personi që kërcënoi presidentin Thaçi

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, përmes rrjeteve sociale, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personi i dyshuar është një 40-vjeçar me inicialet K.P, nga rajoni i Mitrovicës.

Atij i është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz