BallinaLajmeBE reagon pas rrëzimit të qeverisë Kurti

BE reagon pas rrëzimit të qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur...

Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po...

​Osmani mbetet “presidente” dhe merr 70 për qind të pagës, edhe kur e kryen mandatin

Vjosa Osmani do të jetë presidente, “zyrtarisht” dhe me...

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Gazeta Express.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19, shkruan Express.

Tutje Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.

Në fund thotë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz