back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKurti: Presidenti më tha, hiqe taksën e shkojmë bashkë e bëjmë marrëveshjen,...

Kurti: Presidenti më tha, hiqe taksën e shkojmë bashkë e bëjmë marrëveshjen, dhe e heqim qafe Serbinë

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend, në seancën për votimin e mosbesimin e qeverisë së tij, tha se kjo qeveri nuk po rrëzohet shkaku i coronavirusit, por shkaku i një marrëveshje tashmë të gatshme me Serbinë, ku do të ketë shkëmbim territoresh.

Kurti zbuloi edhe detaje nga biseda e tij në takmin me Presidentin. Kryeministri tha se Presidenti i ka thënë që ta heq taksën dhe të shkojnë ta bëjnë marrëveshjen me Serbinë, për të cilën Kurti thotë se tashmë është e gatshme, dhe nuk ka se çfarë të negociohet për të.

“Presidenti më tha, kryeministër hiqe taksën e eja shkojmë ta bëjmë marrëveshjen e ta heqim qafe Serbinë. Unë dhe ti kemi legjitimitet, ti je kryeministër i zgjedhur, ndërsa të tjerët janë kryeministra të emruar”, tha Kurti në fjalën e tij.

Ndërsa, për rrëzimin e qeverisë së tij, Kurti tha se ajo nuk po i dhimbset.

“Nuk më dhimbset kjo qeveri, e as më pak vetja, por qytetarët, ky mocion mosbesimi po e lë popullin pa qeveri qe e lufton korrupsionin. Po doni ta lëni popullin pa këtë qeveri mu në mes të pandemisë të koronavirusit në një menaxhim që është shembull jo veç për marrëveshjet e rajonit”, ka thënë Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz