BallinaLajme11 të burgosur në Kosovë infektohen me zgjebe

11 të burgosur në Kosovë infektohen me zgjebe

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

11 të burgosur janë infektuar me sëmundjen e zgjebes, apo siç njihet në gjuhën popullore si “zhuga”, ka konfirmuar Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Thaçi, në një intervistë për T7, ka konfirmuar se 11 të burgosurit e infektuar me këtë sëmundje janë izoluar në ambientet e burgjeve të vendit.

“Në burgun e Dubraves 11 te infektuar me zgjebe, sëmundjen e njohur si zhuga  Jane izoluar 11 veta ne burg”, ka thënë Thaçi.

Drejtori i burgjeve ka njoftuar se janë identifikuar hapësirat ku 11 të infektuarit kanë lëvizur, si dhe, të njëjtat hapësira janë dezinfektuar.

“Janë dezinfektuar hapësirat ku kanë qëndruar. Mundesia për zgjerimin e zgjebës është minimale. Kjo ndodh shpesh sepse shpesh te burgosurit e sjellin nga jashtë”, ka thënë Nehat Thaçi.

Zgjeba është një sëmundje ngjitëse parazitare që në vendin tonë ka shkuar drejt zhdukjes së plotë, si rezultat i masave të rrepta që janë marrë në rritjen e kulturës shëndetësore të popullatës.

Mjekimi i zgjebes në vendin tonë është i detyrueshëm dhe falas për tërë familjarët e sëmurë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz