Paniku për furnizim me miell po vazhdon te qytetarët e Kosovës.
Në një video të siguruar nga Gazeta Drenica Press shihen kolona të gjata të veturave duke pritur me orë të tëra për furnizim me miell.
Të frikësuar nga izolimi prej koronavirusit, qytetarë të shumtë po përpiqen që të sigurojnë miell, pavarësisht thirrjeve të organeve kompetente se do të ketë furinizim të mjaftueshëm të gjërave ushqimore. /Drenica Press/