back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeRaka: Kemi shansin mos të bëhemi si Italia, i vetmi ilaç është...

Raka: Kemi shansin mos të bëhemi si Italia, i vetmi ilaç është ky

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Lul Raka- Mikrobiologu i njohur kosovar, në emisionin Debat Plus ka folur rreth pandemisë koronavirus.

Nga këndi i tij prej profesionisti ai ka thënë se COVID 19 e ka zanafillën tek kafshët, e që më pas është përhapur nga njeriu në njeri.

“Origjina, rastet e para kanë qenë nga kafshët dhe janë përhap në tregjet e kafshëve të Kinës, ndërsa më pas nga njeriu në njeri.

Ashtu sikurse edhe SARS që ka pas origjinë nga Kina.

COVID , një nga elementet me luftu pandeminë është lufta infodemi, informatat e rrejshmë që shkaktojnë panik, që shumëzojnë stresin e popullatës. Ai ka thënë që në këtë pandemi informata e drejtë është arma më e fuqifshme. Sipas tij COVID është sëmundje virale me koronavirus.

Më 31 dhjetor është raportuar rasti i parë nga autoritetet kineze. OBSH që e ka emërtu këtë virus ka disa kritere, jo sikurse Trump që ka thënë është kinez. Kjo ka origjinë në vitet e 60-ta.

Burimin e kanë në natyrë nga kafshët, lakuriqët, macet e që ka edhe burime të ndryshme”, ka thënë Raka, përcjellë Indeksonline.

Ai ka thënë që njeriu e merr këtë virus gjatë prerjes së kafshëve.

“Kur jemi te diagnoza e rasteve, duhet të them që kapacaitete diagnostike janë të ndryshme në shtete të ndryshme.

Edhe pse më së pari në kulmin e epidemisë, kur duhet të ballafaqohemi me koronavirus, ne po ballafaqohemi edhe me një dramë politike, që më së pakti kemi pas nevojë. Një hallakamë politike, që është papërgjegjësi totale e krejt klasës politike.

Në pandemi të tilla, secili shtet ballafaqohet me sfida të ndryshme, të gjithë kanë mangësi, sidomos kur i ke mundësitë e kufizuara”, ka shtuar Raka.

Ai tutje sqaron se dy javët e ardhshme do të jenë vendmtare për pandeminë në vendin tonë.

“Kur të nisin kontaktet e këtyre të infektuarve të parë, vjen faza e dytë. Këtu kemi rritje eksponenciale, mesatarisht një i sëmurë i infekton 2.5 njerëz deri në 3.7.

Rritja s’po ndalet në Itali, poentën e lakores e ndalin qytetarët duke qëndru në shtëpi.

Faza e dytë e rrit edhe numrin e testeve që rritet edhe identifikimi i rasteve.

Sa përhapet infeksoni, varët nga populli për me qëndru në shtëpi, ilaç tjetër ska.

Profesioni shëndetsor ka thënë se në Kinë ka pas 3330 raste të punëtorëve shëndetësorë me 22 vdekje e bnë Itali 9 vdekje nga 2600 punëtorë të infektuar, prandaj edhe tek ne mjekët e infermierët kërkojnë respekt, pasi që janë të rrezikuar.

“E këta punëtorë shëndetësorë në vendin tonë janë të rrezikuar dhe përveç punës që bëjnë, lodhjes rraspaktijes, ngarkesës, këtu duhet shtu edhe një ndjenjë kur e humb pacientin.

Kjo ndikon në psiqikën e tyre, ta humbësh nga pacient nga çdo sëmundje, kjo ndikon edhe në karakterin e trupin e secilit punëtor, andej respekt që janë në vijën e parë të frontit”, thotë ai.

Derisa ai sqaron se vdekjet më të mëdha në Itali kanë ardhë pasi që ky shtet ka popullsinë më të vjetër pas Japonisë.

Në Itali 90 përqind e 1000 rasteve janë mbi 70 vjeç. Mesatarja e atyre që po vdesin nga koronavirusi është 81 vjeç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz