Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të martën do të transferohen ndihmat sociale, sipas tij, 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim.
Me këtë, thotë Kurti, pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve.
“Zinxhiri furnizues në Kosovë është duke funksionuar mirë. Dogana është duke e vijuar punën si zakonisht. Maunet janë vazhdimisht duke hyrë në Kosovë dhe duke kryer procedurat e rregullta të zhdoganimit, natyrisht pas kontrolleve mjekësore. Madje rritja e importeve në ditët e fundit, garanton që nuk do të ketë mungesë, as të artikujve ushqimorë e as atyre të higjienës apo farmaceutikë”, thotë Kurti.