BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: I prekuri me Coronavirus në Gjakovë është një infermier...

LAJMI I FUNDIT: I prekuri me Coronavirus në Gjakovë është një infermier i spitalit rajonal

Të ngjajshme

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e...

Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje

Ministria e Industrisë ka publikuar dje çmimet e derivateve...

Moment kritik/ Alketa Vejsiu, Roberti e Ermali bllokohen në ashensor

Një moment kritik ka ndodhur ditën e djeshme për...

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

43 vjeçari nga Gjakova, që rezultoi të jetë kosovari i 24 i prekur me pandeminë COVID-19, është infermier në spitalin rajonal të qytetit “Isa Grezda”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

IKSHPK, pak minuta më parë, ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të reja me Coronavirus.

Në njoftim bëhet e ditur se dy rastet janë raste kontakti, njëra prej tyre me vendbanim në Suharekë, një 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore, 43 vjeç.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se 43 vjeçari nga Gjakova është një infermier i spitalit rajonal “Isa Grezda”.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, infermieri ka raporte shoqërore me çiftin gjakovar, të ardhur nga Gjermania, që po ashtu u identifikuan me Coronavirus, para pak ditësh.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.

Gjakovari i konfirmuar sonte me Coronavirus është rasti i parë në Kosovë ku një punëtor shëndetësorë preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz