BallinaLajmeKrasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do të na ndihmojë kundër koronavirusit

Krasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do të na ndihmojë kundër koronavirusit

Të ngjajshme

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe...

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se...

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ngrohja e motit në vend mund të jetë një armë në mposhtjen e virusit vdekjeprurës që origjinën e ka nga Kina.

“Me ngritjen e temperaturave, 20-25 gradë, shpresojmë se do të bie intensiteti i përhapjes”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se fakti se shumica e popullsisë së Kosovës është e moshës së re iu jep mjekëve shpresë në luftën me koronavirusin.

Infektologu ka porositur qytetarët e vendit që t’i dëgjojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: të evitojnë daljet jashtë, dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz