BallinaLajmeAdriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni...

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka dhënë një propozim për tejkalimit të krizës qeveritare.

Sipas tij, dy partitë, pra edhe VV e LDK duhet të tërhiqen pas, raporton Gazeta Blic.

“Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK”, ka shkruar ai.

Propozimi i plotë:

Pse mos të provohet të bëhet një rikverc elegant?

Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK.

Kanë pasur mosmarrëveshje shumë të mëdha edhe para 3-4 vjetësh – i tejkaluan.

Patën mosmarrëveshje në prag të fushatës zgjedhore – i tejkaluan.
Patën mosmarrëveshje gjatë formimit të qeverisë – i tejkaluan.

Gjithmonë na thanë se po i tejkalojnë mosmarrëveshjet se më i rëndësishëm për ta është interesi i qytetarëve sesa interesi partiak.

SOT, ndoshta më shumë se kurrë, interesi i qytetarëve është qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional. Qytetarët janë duke u përballur me virus vdekjeprurës. LVV dhe LDK ta gjejnë forcën, edhe kësaj radhe për t’i tejkaluar mospajtimet. E kanë bërë më herët, ta bëjnë edhe sot. Sot, kur bëhet fjalë direkt – për jetë o vdekje!

Absolutisht, s’ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz