back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LVV-së ironizon me takimin Haradinaj-Mustafa: Taksha, taksha

Deputeti i LVV-së ironizon me takimin Haradinaj-Mustafa: Taksha, taksha

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas takimit që kanë zhvilluar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Rrahmani ka pohuar se AAK po mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë, e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, transmeton Telegrafi.

“Në këtë nivel kanë ardh subjektet politike, sa që nuk zgjedhën mënyrë e metodë kundër qeverisë Kurti. Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Më tej ai ka thënë se me 6 tetor ka përfunduar epoka e krimit e korrupsionit dhe se qytetarët po kërkojnë qeverisjen e Vetëvendosjes.

Ndryshe, sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Postimi i Rrahamanit:

TakSHa, takSHa!

AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Në këtë nivel kanë ardh subjektet politike, sa që nuk zgjedhën mënyrë e metodë kundër qeverisë Kurti.

Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla.

Me 6 tetor ka përfunduar epoka e krimit e korrupsionit. Qytetarët tashmë kërkojnë qeverisjen e VETËVENDOSJE!s

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz