BallinaRegjionaleSkenderajBlerta Deliu përshëndet propozimin e Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Blerta Deliu përshëndet propozimin e Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka përshëndetur vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për t’i propozuar Parlamentit dekretin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Deliu ka thënë se asnjë masë e shtuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është e tepër, siç ka pohuar ajo në situata të tilla kur përballemi me një pandemi të shkaktuar nga një virus i panjohur.

“Të respektojmë të gjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe të tregojmë durimin e duhur. Do të shihemi së shpejti”, ka shkruar deputetja Deliu në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Vendimi i presidentit nuk është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka konsideruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e nevojshme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz