BallinaJetëArabia Saudite i mbyll xhamitë shkaku i koronavirusit

Arabia Saudite i mbyll xhamitë shkaku i koronavirusit

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Autoritetet në Arabinë Saudite njoftuan të martën se xhamitë nuk do të jenë më të hapura për faljen e pesë kohëve të namazit apo faljen e xhumasë për shkak të përhapjes së koronavirusit. deri më tani, në këtë shtet janë konfirmuar 171 raste të infektimeve.

Për më tepër, Arabia Saudite, e cila e udhëheq grupin e 20 ekonomive kryesore, njoftoi për mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm të liderëve javën e ardhshme, ku do të diskutohet për një grumbull të politikave të koordinuara për mbrojtjen e njerëzve dhe ruajtjen e ekonomisë botërore.

Shteti më i madh i Gadishullit Arabik ka marrë masa të ashpra për ta luftuar përhapjen e virusit Covid-19, përfshirë ndalimin e pelegrinazhit të Umres, ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljen e shkollave.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SPA, raportoi se të hapura për besimtarët do të vazhdojnë të jenë vetëm dy xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Më parë, mbretëria vendosi për ndërprerjen e punës së sektorit publik, me përjashtim të punëtorëve të shëndetësisë dhe sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz