BallinaLajme“Asnjë s’guxon me u arrestu”, Agim Bahtiri në “Ibër” luan rolin e...

“Asnjë s’guxon me u arrestu”, Agim Bahtiri në “Ibër” luan rolin e komandantit, policët i binden

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Sot në shtatin e lumit “Ibër” që e ndanë Mitrovicë e Jugut me atë të Veriut për pak sa nuk janë përleshur fizikisht serbët dhe shqiptarët.

Në këtë incident është nevojitur intervenimi i forcave të rendit teksa situata u tensionua pasi sebët ndihmuan ekskavatorin që t’i prishte punimet në “Ibër”, derisa shqiptarët kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur punimet për zgjedhimin e lumit.

Pavarësisht se serbët nuk i përfillnin urdhrat e Policisë për t’u zbrapsur dhe për t’u shpërndarë, në një video, policët dëgjohet të marrin urdhër nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të mos e arrestojnë asnjë person, raporton Gazeta Sinjali.

“Asnjë njeri s’guxon me u arrestu. Asnjë njeri s’guxon me u arrestu”, dëgjohet duke thënë Bahtiri, ndërsa këtij urdhri duket se i janë bindur policët, pasi askush s’është arrestuar.

Bashkë me Bahtirin, në vendin e ngjarjes ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka dhënë leje për vazhdimin e punimeve në lumin “Ibër”, ndërsa zbatuesit e projektit thonë se ata këtë janë angazhuae nga ministria kompetente dhe se komuna veriore po i ndalon në mënyrë të paligjshme. /Gazeta Sinjali/

Momenti kur Agim Bahtiri urdhëron policët, nga min. 05:40
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz