BallinaLajmePDK: Qeveria Kurti i dha goditjen e radhës SHBA-së, “Contour Global” largohet...

PDK: Qeveria Kurti i dha goditjen e radhës SHBA-së, “Contour Global” largohet nga investimi miliardësh në Kosovë

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron humbje të madhe vendimin e kompanisë amerikane “Contour Global” për t’u larguar përfundimisht nga Kosova si dhe heqjen dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

Kjo është një goditje e madhe për ekonominë, fuqinë e ardhshme energjetike të Kosovës dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sot janë në stadin më të keq të tyre.

Sjellja e Qeverisë Kurti në raport me njërin prej investimeve më të mëdha amerikane në vendin tonë është e papranueshme dhe po tregon që në javët e para për drejtimin e mbrapshtë që ka marrë. Fillimisht u refuzua kërkesa e qeverisë amerikane për heqjen e taksës me gjithë vendosjen e bllokadës për fondet amerikane dhe paralajmërimet për largimin e trupave amerikane nga Kosova. Ky kryeministër dhe kjo qeveri VV – LDK, po deklarohet publikisht kundër investimeve dhe interesave amerikane në vendin tonë.

Mungesa e vullnetit politik për ta shtyrë përpara këtë projekt të madh investimi, flet edhe për mungesën e vizionit të qeverisë së tanishme për të përkrahur investimet e huaja në Kosovë.

Kompania amerikane “Contour Global” kishte planifikuar të investonte 1.3 miliard për ndërtimin e termocentralit të ri gjatë pesë viteve të ardhshme, si dhe do të hapeshin mijëra vende pune dhe shumë angazhim për kompani lokale kosovare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz