back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDrejtori i Spitalit te Gjakovës: Pal Lekaj e Teuta Haxhiu erdhën për...

Drejtori i Spitalit te Gjakovës: Pal Lekaj e Teuta Haxhiu erdhën për fushatë, iu thashë largohuni për 2 minuta

Të ngjajshme

Reali publikon formacionin për derbin e Madridit

Real Madridi do të luajë sot ndeshjen e La...

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin...

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, mbrëmjen e së hënës i ka përzënë nga hapësirat e spitalit deputetët e AAK’së, Pal Lekajn dhe Teuta Haxhiun. Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë fushatë. Drejtori i spitalit ka folur për Express rreth kësaj vizite

Vizita në Spitalin e Gjakovës duket se nuk iu shkoi sic e kishin planifikuar. Pal Lekaj e Teuta Haxhiu, kishin shkuar aty pa e njoftuar fare udhëheqësin e këtij institucioni shëndetësor, Hilmi Shala.

Madje, sipas drejtorit, kjo vizitë ishte bërë vetëm pak minuta pas dezinfektimit të hapësirave të spitalit.

Shala ka folur për Gazetën Express rreth vizitës së deputetëve. Ai madje thotë se ka kërkuar nga deputetët që t’i lëshojnë hapësirat e spitalit me ultimatum.

“Kam apeluar të mos vijnë kot, e të na harxhojnë maska dhe mantilla. Kanë hyrë vetëm pak pasi është bërë dizenfektimi i hapësirave të spitalit, kanë ardhë dhe i kanë kontaminuar këto ambiente. Janë sjellë shumë vrazhdë me mua si drejtor, as nuk kanë pyetur se si është situata, vetëm kanë ardhur. Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë brenda, kanë mundur të qëndrojnë edhe jashtë. Iu kam dhënë ultimatum që ta lëshojnë spitalin menjëherë për 2 minuta. Po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë fushatë”, ka deklaruar Shala.

Ndërkohë, Shala ka treguar edhe për gjendjen e furnizimit me materiale shpenzuese në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Furnizimi është në rregull, gjendjen e kemi nën kontroll. Ka pasur raste të dyshuara, por kanë dalë negative. Qytetarët kanë bërë teste, disa nga ta vullnetarisht kanë kërkuar që t’i bëjnë analizat, pasi edhe po e përziejnë me gripin sezonal, sepse simptoimat janë si të njëjta”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në vendin tonë aktualisht janë 16 raste të konfirmuara me Covid-19, duke bërë të ditur se rastet e fundit janë ato të mesnatës së 17 marsit.

7 raste janë nga fshati Stubëll e epërme e Vitisë, 4 raste nga Malisheva dhe një rast nga komuna e Klinës, një nga Prizreni, një nga Podujeva, Prishtina e Obliqi.

Ndërsa bëhet e ditur se aktualisht janë duke u testuar 271 mostra të dyshimta./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz