BallinaLajmeParalajmëron Infektologu Krasniqi: Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri...

Paralajmëron Infektologu Krasniqi: Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri javësh

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se situata me coronavirusin në Kosovë nuk bën të nënvleftësohet por pjesa dërmuese e të prekurve do të kalojnë pa pasoja.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se duke marrë parasysh zhvillimin e virusin në Kina apo Itali, në Kosovë piku i epidemisë pritet të jetë pas dy apo tre javësh.

“Por pa marrë parasysh numrin e të sëmurëve, mbi 80 për qind e të prekurve do ta kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta deri të ato më të moderuara ndërsa një numër fare i vogël mund të përfundojnë me fatalitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se situata nuk mund të nënvleftësohet pasi sipas tij është paralajmëruar qysh nga janari është paralajmëruar se edhe ën Kosovë do të vijë sëmundja.

Krasniqi thotë se deri më tani nga rastet në vende të ndryshme të botës ndër 1,000 mijë persona të prekur vetëm 4 persona kanë gjasa të vdesin.

“Edhe këta 4 duhet të plotësojnë kushtin që të kenë ndonjë sëmundje tjetër kronike”.

Infektologu thotë se edhe në Itali mbi 98% e të vdekurve kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçare.

“Nuk po tregojmë statistikat për të frikësuar të moshuarit pasi janë pjesë e rëndësishme e jonë, por e bëjmë për të pasur kujdes që të mos infektohen”, deklaroi ndër të tjera Valbon Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz