back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePaniku nga koronavirusi, vetëm dje dhe sot në Kosovë kanë hyrë rreth...

Paniku nga koronavirusi, vetëm dje dhe sot në Kosovë kanë hyrë rreth 200 tonë miell

Të ngjajshme

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, qeveria ka vendosur që t’i mbyllë edhe hyrje-daljet në pikat kufitare si një nga masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë. Derisa lëvizjet për udhëtarë janë ndaluar, ato të mallrave po vazhdojnë normalisht.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për Gazetën Sinjali se në pikëkalimet doganore është duke vazhduar normalisht importi i mallrave.

“Situata në pikëkalimet doganore është normale. Importi i mallrave komerciale ka vazhdu. Është shumë normale situata. Në aspektin e mallrave komerciale, ndërsa për udhëtarë e dini”, ka thënë Stavileci.

Në Kosovë, përvjeç tjerash, ka pasur kërkesë të madhe të qytetarëve për të blerë miell. Këto kërkesa janë rritur edhe më shumë me t’u konfirmuar rastet e para me koronavirus.

Megjithatë, situata nuk duket të jetë shqetësuese, pasi Stavileci ka thënë se vetëm dje dhe sot në Kosovë kanë hyrë rreth 200 tonë miell.

“Sot edhe dje kemi pasë shumë importe të miellit, rreth 200 tonë”, ka thënë Stavileci për Gazetën Sinjali.

Ai ka thënë se doganierët janë të pajisur me masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, meqenëse duhet të jenë në punë pavarësisht situatës.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 13 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa qeveria ka marrë një sër masazh të vazhdueshme për parandalimin e kësaj pandemie. /Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz