back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKy është zëdhënësi i Qeverisë Kurti

Ky është zëdhënësi i Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Përparim Kryeziun, Zëdhënës të Qeverisë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media.

“Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antëerp-it (Universtiteit Antëerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian.Përparim Kryeziu gjithashtu ka qenë bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit vitin ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara dhe kontributit në debate televizive”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz