BallinaRegjionaleDrenasMerret vendim për vendosje të tendës në hapësirat e QKMF-së në Drenas

Merret vendim për vendosje të tendës në hapësirat e QKMF-së në Drenas

Të ngjajshme

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Shtabi emergjent i Komunës së Drenasit, i udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci bashkë me Komandanten e Policisë, Feime Bajrami dhe Drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi, kanë mbajtur mbledhje të rregullt, për të diskutuar gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive të virusit COVID.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar stafin shëndetësor të QKMF-së në Drenas, zyrtarët policor, inspektorët komunal dhe atyre të shërbimeve publike dhe emergjente, që në këto ditë kanë qëndruar në dispozicion 24 orë për të siguruar se të gjitha masat po zbatohen sipas udhëzimeve të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Po ashtu, Lladrovci ka shprehur falënderim edhe ndaj qytetarëve, të cilët në këtë periudhë kanë zbatuar masat dhe rekomandimet e dhëna nga organet kompetente.

Në këtë mbledhje të Shtabit Emergjent, është marrë vendim që te vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së në Drenas, në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë. Shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen.

Drejtori i Inspekcionit, Milaim Hajdari, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me inspektimet që janë kryer nëpër bizneset e Drenasit për respektimin e masës së mbylljes së bizneseve sipas vendimit të Qeverisë, mbajtja e higjienës dhe për çmime.

Ndërsa, Komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka deklaruar se sa i përket çështjes së sigurisë publike, nuk do të mungojë mbështetja e zyrtarëve policor për 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Drenasit, nuk ka ndalur shërbimet me qytetarë, mirëpo, ka marrë masa që shërbimet që ofrohen për qytetarët të jenë të sigurta, por, me staf të reduktuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz