back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeInspektorët dalin në terren: Gjejnë biznese që kanë rritur çmimin e produkteve

Inspektorët dalin në terren: Gjejnë biznese që kanë rritur çmimin e produkteve

Të ngjajshme

Kurti shkon në Londër e takon mërgatën- i fton që të investojnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgatën shqiptare...

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Ferizaj ka nxjerrë inspektorët në terren pas informacioneve se ka fryrje të çmimeve në produkte ushqimore dhe farmaceutike, duke shfrytëzuar panikun e ngritur te qytetarët për shkak të koronavirusit.

Ridvan Berisha nga Inspektorati i Komunës tha se ka urdhëruar kryerjen e inspektimeve në të gjitha pikat e mëdha të furnizimit të qytetarëve me ushqime e në barnatore për të evidentuar rritjen e çmimeve sipas denooncimeve të qytetarëve.

Maliq Muharremi- koordinator i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve tha se nga kontrolli i 10 bizneseve që ushtrojnë veprimtari afariste, ushqimore është hasur në disa raste rritja e çmimeve dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

Inspektorati i Ferizajt apelon te qytetarët që të mos shkaktohet panik, njëkohshëm të denoncojnë rastet kur hasin në mashtrime me çmime e rritjen e tyre në numrat e paraqitur përmes faqes së Komunës.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk është prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz