back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKonjufca: Nuk e pranojmë Lajçakun si të dërguar europian për Kosovë dhe...

Konjufca: Nuk e pranojmë Lajçakun si të dërguar europian për Kosovë dhe Bosnjë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, thotë se Qeveria e Kosovës nuk e përshëndet emërimin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcakut për t’u marrë me dialogun Kosovë – Serbi. Përvec kësaj, Konjufca thotë se është e papranueshëm që Kosova të jetë në një pako me Bosnjën e Hercegovinën.

Konjufca po raporton për herë të parë para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme. Ai ka treguar se është takuar dy herë me Lajcakun, të cilin e ka emëruar Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell. Konjufca thotë se është e papranueshme për Kosovën fakti që BE’ja ia ka caktuar Lajcakut për t’u marrë me Kosovën dhe me Bosnjën. Ai thotë se Kosova nuk pranon të shihet si Bosnja.

“Dy herë e kam takuar z. Lajcak, Ne ia kemi bërë me dije z. Lajcak, që është shumë e rëndësishme të krijohet një konsensus nacional. Hapi i parë i Qeverisë Kurti do të jetë konsensusi nacional mes spektrit parlamentar. E dyta, është paknaqësia jonë, nëse përzihet Kosova me Bosnjën në të njëjtën pako. Për Republikën e Kosovës është e rëndëisishme që Kosova të jetë një entitet i vecantë”, ka thënë Konjufca.

“Ne ia kemi bërë të qartë z. Lajcak. Kosova nuk ka pse të jetë në një pako me Bosnjën. Ne nuk duam të jemi si Bosnja në organizmin e brendshëm”, u shpreh ai.

Konjufca thotë se Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur që BE’ja ka emëruar Borrellin, që vjen nga Spanja dhe Lajcakun, që vjen nga Sllovakia, për të lehtësuar dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund ta përshëndesim faktin që Lajcak vjen nga një shtet që nuk e njeh, as si Qeveri e as si Ministri e Jashtme. Nuk është një rrethanë lehtësuese për Kosovën. Nuk mund të jetë kombinatorika më e mirë edhe z. Borrell edhe z, Lajcak, që vijnë prej shteteve që nuk e njohin Kosovën, të caktohen për dialogun e Kosovës me Serbinë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz