back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeBiden fiton edhe në gjashtë shtete tjera në SHBA, goditje për Sandersin

Biden fiton edhe në gjashtë shtete tjera në SHBA, goditje për Sandersin

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Ish zëvendës presidenti amerikan Joe Biden të martën shënoi fitoren kyçe në Miçigen, ditën kur votuesit demokratë në gjashtë shtete federale kanë zgjedhur kandidatin e tyre për rival të presidentit demokrat Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Ai të martën e ka betonuar pozicionin e tij si udhëheqës i garës së demokratëve, për nomimin e kandidatit për president të SHBA-së.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Joe Biden, fitoi në shtetit e Miçigenit, duke e zgjeruar epërsinë e tij ndaj rivalit kryesor senatorit Bernie Sanders.

Pesë shtete votuan të martën – Uashingtoni, Misuri, Misisipi, Idaho dhe Dakota e Veriut.

Biden, gjithashtu fitoi në Misuri, Misisipi dhe Idaho.

Ende është e paqartë nëse senatori Sanders do të vazhdojë garën deri në konventën e partisë në muajin korrik.

Pasi shpalli fitoret e tij të fundit, Biden i tha kundërshtarit të tij kryesor se ata mund të punojnë së bashku për të mposhtur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, presidentin aktual, Donald Trump.

Biden tha që Sanders dhe ai ndajnë një “qëllim të përbashkët”.

“Dua të falënderoj Bernie Sanders dhe përkrahësit e tij për energjinë e palodhshme dhe pasionin e tyre së bashku do ta mposhtim Donald Trump” tha ai.

Për të siguruar nominimin e demokratëve, një kandidat ka nevojë për mbështetjen e 1.991 delegatëve në kongresin e partisë.

Para votimit të së martës, Biden kishte 648 delegatë – që mund ta mbështesin – ndërsa senatori Sanders 563./Insajderi.com.

Të Fundit

Sport

ShowBiz