back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKurti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por...

Kurti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua!

Të ngjajshme

Ndalohen 34 kryesues të QKN-ve në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri më...

Vendimet urgjente të Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së re

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka theksuar se...

Reali publikon formacionin për derbin e Madridit

Real Madridi do të luajë sot ndeshjen e La...

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e zhvilluar sot ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020. Projektligji parasheh një total të të hyrave në shumën prej 2 miliardë e 20 milionë, që shënon një rritje prej rreth 7 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe një total të shpenzimeve prej 2 miliardë e 357 milionë eurove. Parashikimet për rritjen ekonomike janë në 4.2 për qind, ndërsa inflacioni prej 1.3 për qind, kurse deficiti buxhetor paraqet 2.0 për qind të bruto produktit nacional.

Dy vendime të miratuara nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme adresojnë dinamizmin e realizimit të projektit të ndërtimit të rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë. Vendimi i parë ka anuluar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 11 dhjetor të viti 2013, ndërsa vendimi tjetër ka miratuar shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve të pronave publike nga ndërtimi i kësaj rruge në segmentin Gojbulë-Smrekovnicë.

Për këtë rrugë, kryeministri Kurti ka thënë se është nisur para “Rrugës së Kombit”, por që ende nuk ka përfunduar.

“Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm sot miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do ta përfundoj zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i kryeministrit Kurti:

Sot u mbajt mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Kosovës. Unanimisht u votua ndarja buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Pas aprovimit, Projektligji i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Buxheti
I gjithë kabineti jemi të kënaqur me ndarjen e drejtë buxhetore që është bërë. Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e kaluar dhe Komunat, gjithsej, borxhi është në vlerë 328 milionë euro. Projekt buxheti 2020 që do të votohet në këtë muaj nuk është i ri sikur qeveria jonë. Por, edhe me kaq pak ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë se kurdoherë.
Infrastruktura
Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm sot miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do ta përfundoj zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua.
Energjia
U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Ener­gjia nga Li­njiti”. Komitetit do t’i prijë Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, e me anëtarët Besnik Bislimin, ministër i Financave dhe Transfereve, Lumir Abdixhikun, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Emilija Rexhepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, me këtë vendim të miratuar sot janë emëruar edhe anëtarët vëzhgues të Komitetit Drejtues nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Prona
U miratua vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e Aseteve për Qira­dhënie – me karakter specifik – e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020.

Të Fundit

Sport

ShowBiz