Pas tensionimit të marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës, në lidhje me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, shkruan Drenica Press.
Ai përmes një reagimi thotë se: “Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk guxon të rrezikohet. Qeveria Kurti duhet të tregohet e matur dhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së ShBA-së. Por, në mungesë të një përgjegjigje pozitive nga ana e Qeverisë së Kosovës, atëherë i mbetet Kuvendit që të mblidhet për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria.”
