BallinaLajmeInfektologu tregon dy përparësitë që ka Kosova për ballafaqimin me Coronavirusin

Infektologu tregon dy përparësitë që ka Kosova për ballafaqimin me Coronavirusin

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes nga Coronavirusi.

Ai ka thënë se nga 8 shkurti në vend ka pasur 52 raste të dyshuara të cilëve u janë bërë analizat dhe kanë rezultuar negativ.

“Ditëve të fundit pa diskutim nga shfaqja e rasteve të para në Itali dhe prej shfaqjes së rasteve në Shqipëri, rrezikshmëria është shtuar dhe nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e shfaqjes së këtyre rasteve në mesin tonë”, ka thënë Ahmeti.

“Institucionet, Instituti i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë ju kanë qasë kësaj problematike me shumë seriozitet dhe janë marrë masat për parandalimin e virusit. Në kuadër të institutit”.

Ahmeti në Info Magazine ka përmendur dy përparësi që ka Kosova në përballjen me këtë virus që tashme ka prekur pothuajse çdo vend të botës.

“Kosova ka dy përparësi në ballafaqimin me këtë virus – higjiena personale dhe familjare e popullatës dhe higjiena e ushqimit”.

Ahmeti ka thekuar se deri tash nuk është vlerësuar që të ndërpritet mësimi nëpër shkolla.

“Aktualisht nuk e kemi vlerësuar ndërprerjen e mësimit. Po monitorimi është i vazhdueshëm dhe nëse shkalla e rrezikshmërisë rritet atëherë merren masa më të ashpra” u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz