BallinaLajmeHamza: Ka rrezik që të vonohen pagat dhe pensionet për muajin mars

Hamza: Ka rrezik që të vonohen pagat dhe pensionet për muajin mars

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.

Hamza ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt.

“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”, ka thënë.

I pari i deputetëve të PDK-së thotë se afati kritik tashmë ka kaluar.

“Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar në miratimin e buxhetit”, tha Hamza. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz