back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKurti s’i shkon në takim Thaçit

Kurti s’i shkon në takim Thaçit

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se sot Thaçi do të duhej të merrte pjesë në seancën ku do të dëgjohej Vasfije Krasniqi-Goodman, e jo të organizojë takime të ndara për të përçarë.
Kurti në një përgjigje për Kohën se si kryetar i Vetëvendosjes nuk ka gatishmëri ta takojë presidentin aktual, ndërkaq si kryeministër e kanë obligim.“Janë dy arsye pse sot nuk do ta zhvillojë takimin e paraparë me Presidentin e Kosovës: E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë. Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, ka thënë Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz