BallinaLajmeKurti: Turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan, por të gjithë...

Kurti: Turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan, por të gjithë neve tjerëve

Të ngjajshme

Vdes xhaxhai i Angelina Jolie-s

Chip Taylor, xhaxhai i Angelina Jolie dhe njeriu që shkroi këngën...

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në seancën që i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan, por të gjithë neve tjerëve.

“Turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan por na përket të gjithë neve tjerëve, Zonja Krasniqi mirë se erdhe në shtëpinë tënde. 22 vjet kanë kaluar, unë dje mora pjesë në dy marshe publike për të drejtat e grave dhe bëmë homazhe në kompleksin memorial. Sot jemi këtu për të folur por një çështje që është e ndjeshme, 22 vjet kanë kaluar dhe plagët u luftës ende janë të hapura. Për frontin që na ka hapur plagë më tepër e që duam të kemi vëmendjen tuaj janë grat dhe burrat e përdhunuar që edhe sot vazhdojnë me plagë, ne nuk mundemi ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar por edhe vuajtjet që kanë kaluar pas luftës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se kriminelët e luftës duhet të dënohen për krimet e shkaktuara, ndërsa këtë e ka quajtur detyrë të tij si kryeministër.

“Sot si kryeministër e kam për detyre të veproj, kriminelët e luftës duhet të dënohen për krimet e shkaktuar gjatë luftës. Mungesa nuk ka qëndruar vetëm në ndjekjen penale. Heshtja dhe mos veprimi e mbron krimin. Institucionet e Kosovës kanë të drejt t’i nisen hetimet edhe nëse i dyshuari nuk është në seancë. Dëshiroj të bëjë të qartë se do të ofrojë krejt ndihmën time. Në Kosovë edhe 22 vjet pas luftës nuk kemi asnjë të gjykuar. Kemi zonjën Marte Funa e cila në vitin 2013 tregoi për dhunën që ka përjetuar e cila ndërroi jetë me një pension 90 euro, kemi zonjën Vasfije e cila nuk hezitoi që të tregoj tmerrin që ka përjetuar, unë i inkurajon edhe gratë e tjera që ta ndjekin shembullin e Vasfijës”, ka thënë Kurti.

Ai kërkoi që të gjitha rastet e dhunës të aplikojnë për statusin në komisionin shtetëror për të mbijetuarat.

Ai tha se Qeveria është e gatshme të plotësoje çdo kërkesë për të nisur procedurat për këto raste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz