BallinaLajmeBabai kosovar përcjellë vajzën për në Gjermani: Shpresoj që toka e re...

Babai kosovar përcjellë vajzën për në Gjermani: Shpresoj që toka e re t’u ofrojë mundësi, që shtëpia e tyre s’u dha! Në çdo pjesë të vendit tonë shohim kurse private që ofrojnë

Të ngjajshme

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj...

Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një...

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur...

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Në çdo pjesë të vendit tonë shohim kurse private që ofrojnë mësimin e gjuhës gjermane, kjo pasi që interesimi i të rinjve për të ikur në shtetin gjerman është rritur.

Fatin e këtyre të rinjve që po kërkon jetë më të mirë, e pati edhe Fatlume Avdylaj nga Istogu.

Ajo sot mori rrugën drejt Gjermanisë, për një jetë më të mirë, ndërsa u përcoll deri në aeroport nga babai i saj, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit ka publikuar disa fotografi në llogarinë Facebook, derisa ka shkruar:

“E përcolla vajzën time Fatlumen, për në Gjermani. Shpresoj që asaj, si edhe të gjithë të rinjve të tjerë që po largohen, toka e re po i pret t’ua ofrojë mundësitë profesionale, që shtëpia e tyre, Kosova nuk ua dha”, shkruan Fadil Avdylaj.

Si pasojë e këtyre ikjeve, veçmas mungesa e doktorëve e infermierëve në Kosovë sa shkon duke u rritur ne institucionet shëndetësore./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz