Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka filluar zgjedhjet e saj nëpër degë, kurse dega e Skenderajt tashmë ka përfunduar këtë proces.
Nga 32 delegatë të pranishëm me 32 vota pro dhe asnjë kundër kryetar i degës së AAK-së ne Skenderaj u zgjodh Dardan Shala i cili ishte kryetar i të rinjëve te AAK-së në këtë qytet deri sot.
Ky është postimi i Dardan Shalës në Facebook:
Të dashur qytetarë te Skenderajit
Sot mu dha një detyrë mjaft e madhe dhe e respektuar për mua, mora besimin e delegatëve të degës së AAK-së në Skenderaj të jem kryetar i kësaj dege.
Për mua ka qënë gjithmonë nder t’u sherbej qytetarëve dhe besimi juaj ne mua për të qënë prijës i degës është një përgjegjësi shtesë dhe poashtu një vullnet me i madh të vazhdojmë së bashku drejt sfidave te reja qe na presin.
Dua të falenderoj përzemërsisht gjithsecilin nga ju qe sot ishit të pranishëm në zgjedhjet e brendeshme, poashtu gjithë aktivistët dhe votuesit e Aleancës qe ishim bashkë dhe të palekundur gjatë gjithë këtyre viteve.
Sot dua t’u premtoj secilit nga ju por dhe të gjithë qytetarëve qe do vazhdojmë fuqishëm në fuqizimin e Aleancës në qytetin tonë dhe poashtu të kontribojmë ne zgjidhjen e problemeve për qytetarët tanë pa dallim.
Na priftë e mbara
I juaji D.Sh

- Advertisement -