back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKosovarët vazhdojnë ta vjedhin me të madhe energjinë elektrike

Kosovarët vazhdojnë ta vjedhin me të madhe energjinë elektrike

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Qytetarët e Republikës së Kosovës ende po vazhdojnë të keq shfrytëzojnë energjinë elektrike, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të të dhënave, miliona euro humbin nga dëmi që bëhet me vjedhjen e energjisë.

E me konsumatorët që nuk e faturojnë totalin e shpenzimeve të energjisë, KEDS është në hall me ta.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se dukuria e keq shfrytëzimit të energjisë elektrike është ende e pranishme të një pjesë e konsumatorëve.

Buzhala ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të veproj në këtë aspekt që të eliminohet tërësisht kjo gjendje.

“Fatkeqësisht, KEDS është duke u ballafaquar me dukurinë e keq shfrytëzimit të energjisë elektrike nga një pjesë e konsumatorëve.

Kompania është duke punuar fuqishëm që kjo çështje të zgjidhet dhe ka shënuar progres të madh në këtë drejtim. Por, duhet një agilitet më i madh i organeve tjera, sidomos nga sistemi i drejtësisë në mënyrë që në sektorin e energjisë elektrike të tejkalohen komplet situata e veprime të tilla të papranueshme”, thuhet në përgjigjen e KEDS-s, drejtuar IndeksOnline.

Buzhala ka thënë se , pavarësisht borgjeve, kosovarët po i paguajnë faturat e tyre me rregull.

E në të kundërtën, konsumatorëve iu shkyçet energjia elektrike.

“Borxhet nuk janë kategori statike, prandaj nuk mund të flasim për një shumë fikse. Përgjithësisht, konsumatorët tanë paguajnë faturat e tyre me rregull.

Rastet përjashtuese, kur dështojnë të gjitha përpjekjet e kompanisë që konsumatori të paguajë si masë të fundit kanë shkyçjen nga rrjeti, që është proces normal që e bën secila kompani energjetike e botës. As shkyçjet nuk janë kategori statike. Përgjithësisht, pagesa është në nivel”, ka thënë ai.

Kujtojmë se bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), më 2018, ka vendosur të rrisë nivelin e humbjeve që do t’u faturohen qytetarëve.

Nga viti 2018, humbjet teknike dhe vjedhjet e energjisë elektrike që do t’u faturohen qytetarëve do të jenë 18.8 për qind. Rritja e humbjeve të faturuara nga 16.9% në 18.8% ka një ndikim prej rreth 3 deri në 4 milionë euro./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz