back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeVazhdojnë polemikat, analisti amerikan i përgjigjet Grenellit për ndarjen e Kosovës

Vazhdojnë polemikat, analisti amerikan i përgjigjet Grenellit për ndarjen e Kosovës

Të ngjajshme

Sezoni i bikineve, bukuroshet shqiptare përvëlojnë rrjetin

Sezoni i verës ka filluar dhe bukuroshet shqiptare po...

Humb jetën një 68-vjeçar në plazhin e Gjirit të Lalzit

Ka humbur jetën në plazhin e Gjirit të Lalzit...

Numri i dëbimeve po rritet në Zvicrën frëngjishtfolëse

Në Lozanë në vitin 2024, dëbimet e qiramarrësve u...

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje...

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar për pritje...

Emri i Edward Joseph, analist amerikan ishte më i përfoluri i ditës së sotme në mediat kosovare dhe ato serbe.

Shkas për këtë u bë një deklaratë e Joseph për Zërin e Amerikës, ku ai tha se “ndarja e Kosovës është diskutuar në takimin e Uashingtonit mes Thaçit e Vuçiqit”, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas kësaj deklarate pasuan reagimet e ashpra nga presidenti Thaçi si dhe vet i dërguari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell.

Grenell një deklaratë të tillë të Joseph e quajti “Fake News”, teksa Thaçi tha se kjo deklaratë është një plan fiktiv.

E nuk ka munguar as kundëropërgjigja nga Joseph. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta kanë funksionuar, teksa ato të bazuara në territore nuk kanë funksionuar.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje që funksionon, dhe krejt çfarë duhet për këtë është lidership.

“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë ; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit