BallinaLajmeKjo është Hava, motra e Adem Jasharit, e cila flet me krenari...

Kjo është Hava, motra e Adem Jasharit, e cila flet me krenari për sakrificën e familjes së saj

Të ngjajshme

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Portieri i parë i Polonisë në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në javën e ardhshme luan ndeshjen...

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Hava Jashari është motra e madhe e Adem e Hamëz Jasharit, flet për jetesën e pastaj ndarjen me ta.

Jeta e tyre si fëmijë ishte e mbushur përplot momente lumturie. Duke u rritur në një familje të madhe, me frymën e atdhedashurisë. Motra e madhe e komandantit Adem Jashari, Hava Jashari, mban mend shumë nga to.

Në brengat e tyre të përditshme edhe dhjetra vite më parë. Kur ishin fëmijë, nuk kishte munguar asnjëherë ajo për rrezikun që i kanosej Kosovës. Të rritur me ndjenjen e krenarisë dhe dashurisë ndaj flamurit, kjo familje do shëndrrohej në simbolin e lirisë së vendit.

Për jetën e saj si fëmijë, bashkë me vëllëzërit e motrat, ajo ka rrëfyer për T7 në ditën kur nis të shënohet Epopeja e UCK-së.

E madhja e shtëpisë së Shaban Jasharit e kujton babain e saj dhe angazhimin e tij si mësues. 75-vjeçarja ka qenë pjesë e rezistencës që familja e saj ka bërë vazhdimisht ndaj ushtrisë serbe.

Motra e Adem e Hamëz Jasharit, kujton edhe dy sulmet e para që iu bën shtëpisë së familjes së saj, para 5 marsit të vitit 1998. Bëhet fjalë për sulmin e parë më 1991, e pastaj edhe sulmin e janarit të vitit 1998.

E pyetur për ditën kur policia serbe kishte rrethuar familjen Jashari në Prekaz. Hava tregon si kishte kuptuar që bashkëfamiljarët të saj ishin shuar, para 22 vitesh.

Motra e heroit të Kosovës, Adem Jasharit që u bë simbol i lirisë së Kosovës nuk heziton të flas edhe për ndjenjat që e kaplojnë pothuajse çdo ditë.

E më shumë në data të shënuara, tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur lufta e ndau atë nga më të dashurit.

LEXO EDHE: Historia e fotografisë së grupit të Adem Jasharit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz