back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLumir Abdixiku: Rrugët me Bechtel Enka ndahen këtu, janë të mirëseardhur të...

Lumir Abdixiku: Rrugët me Bechtel Enka ndahen këtu, janë të mirëseardhur të konkurrojnë barabartë me secilën palë tjetër

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...
Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku , me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë me dije se Kosova ka mbyllur bashkëpunimin me kompaninë Bechtel Enka.

Abdixhiku ka theksuar se koha kur Kosova jep miliona pa bazë  është e shkuar.

Ai shtoi tutje se Qeveria ka votuar ta anuloj vendimin për këtë angazhim raporton Gazeta Blic.

“Koha kur Kosova jep miliona pa bazë – 49.6 milionë euro më saktësisht – është e shkuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka ngritur këtë çështje urgjente në Qeveri. Qeveria ndërsa, sot, me të gjitha votat për e asnjë kundër, anuloj vendimin për këtë angazhim. Nga koha e vendimit të shkuar e deri më sot mund të jenë shkaktuar dëme financiare të cilat do t’i trajtojmë si shtet me ligj e dinjitet.”

Postimi i plotë:

50 milionë.

Në maj të vitit të shkuar, Qeveria e kaluar, kishte marrë vendim – të paprecedentë – t’i zgjasë afat dhe t’i shtojë punë në mënyrë arbitrare konsorciumit Bechtel Enka. Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë – thjeshtë me një vendim. Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë.

Koha kur Kosova jep miliona pa bazë – 49.6 milionë euro më saktësisht – është e shkuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka ngritur këtë çështje urgjente në Qeveri. Qeveria ndërsa, sot, me të gjitha votat për e asnjë kundër, anuloj vendimin për këtë angazhim. Nga koha e vendimit të shkuar e deri më sot mund të jenë shkaktuar dëme financiare të cilat do t’i trajtojmë si shtet me ligj e dinjitet.

Bechtel-Enken, ndërsa, e falenderojmë për punët e bëra deri më tani. Rrugëtimi ynë me dy autostradat e deritanishme përfundon sot. Për çdo angazhim tjetër në të ardhmen janë të mirëseardhur të konkurojnë – barabartë me secilën palë tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz