BallinaLajmeAksion i Policisë në Telekomin e Kosovës, bastisten sektorët e financave dhe...

Aksion i Policisë në Telekomin e Kosovës, bastisten sektorët e financave dhe prokurimit

Të ngjajshme

Dukagjini mposht Dritën, fitojnë edhe Malisheva, Llapi e Ballkani

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të...

Kurti: Në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë 14 parqe industriale në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin...

Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët

Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm në...

Kuçi: Kurtit duhet t’i rrimë çdo ditë mbi kokë

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, ishte e ftuar në...

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës, është duke u zhvilluar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës Blic, brenda Telekomit, kanë bërë të ditur se policë të shumtë hetues gjenden në ndërtesën qendrore të Telekomit në Prishtinë, ku po kryejnë hetime në dy sektorë: atë të financave dhe prokurimit.

Gazeta Blic, ka provuar të marr konfirmim zyrtar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se kjo gjë nuk është në kompetencë të rajonit ku ajo e mbulon, duke kërkuar që të kontaktohet Policia nga zyret qendrore.
Për këtë aksion është tentuar të pyetet edhe zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë, Baki Kelani, por që komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

Ndryshe, javë më parë, Qeveria, kishte marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve në Telekomin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz