BallinaLajmeFlet Bekim Jashari, i jep fund spekulimeve për arrestimin e Adem Jasharit...

Flet Bekim Jashari, i jep fund spekulimeve për arrestimin e Adem Jasharit në Tiranë

Të ngjajshme

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport, tentoi të udhëtoj nga Prishtina në Berlin

Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-...

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe djali i dëshmorit Hamëz Jashari, ka treguar se Adem Jashari nuk është arrestuar në Tiranë në vitin 1992.

“Nuk është e vërtetë që është arrestu. Ka pasë ndonjë ndalesë për shkak të pamjes së tij, kush je, nga je, përndryshe jo”, ka thënë Jashari.

Në atë kohë, Adem Jashari kishte shkuar për tu stërvitur me një grup në Tiranë, ndërsa spekulimet se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha e kishte arrestuar atë kanë ekzistuar deri sot.

Bekim Jashari ka treguar se Adem Jashari në vitin 1992 kishte shkuar me shokë për të pushuar në Shqipëri për gjashtë muaj, por pjesa më e madhe e grupit janë kthyer pas një muaji.

“Arrestimi është folur për 92-tën, pastaj bali Adem ka shkuar me komplet grupin me pushu në Shqipëri gjashtë muaj. Pjesa më e madhe e grupit janë kthyer pas një muaji kujtoj, se është bërë kohë bukur e gjatë dhe nuk kam mbajtur shënime, e mundem me gabu dhe bali Adem me një pjesë tjetër gjashtë muaj më pas”, ka thënë Bekim Jashari.

Kujtojmë që 22 vite më parë, pjesa më e madhe e familjes Jashari u vranë nga sulmet e ushtrisë serbe./ Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz