back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeZyra e Kryeministrit: SHBA nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake nga Kosova

Zyra e Kryeministrit: SHBA nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake nga Kosova

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova.

Kështu i kanë thënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka zbuluar disa detaje nga kjo bisedë duke thënë se SHBA-ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz