BallinaLajmeThaçi konfirmon takimin në SHBA me Aleksandër Vuçiq, tregon se çfarë u...

Thaçi konfirmon takimin në SHBA me Aleksandër Vuçiq, tregon se çfarë u bisedua!

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur për media foli mbi takimin që ka patur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

“Dëshiroj që t’ju njoftoj kronologjikisht për bisedën dhe për përmbajtjen e bisedave në këtë takim. Kemi diskutuar për sigurinë që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Natos. Kam pasur edhe takime me përfaqësuesit e lartë të shtetit amerikan për ushtrinë e Kosovës dhe nevojën që Kosova të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Kam patur gjithashtu takim me sekretarin amerikan Mike Pompeo, i cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për tu arritur një marrëveshje përfundimatre me Serbinë. Unë i sigurova se asgjë nuk do ta cënojë marrëdhënien e jashtëzakonshme që ka Kosova me SHBA-në. Në kongresin amerikan u prita nga kongresmeni Englel , i cili shprehu mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe Ballkanin. Kam takuar gjithashtu edhe emisarin e Trump, Grenell i cili si gjithmonë shprehu mbështetjen për Kosovën. Ndërkohë jemi thirrur përsëri nga Shtëpia e Bardhë përkatësisht nga Grenell dhe me prezencë të Obrian jam takuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, pasi kjo do të thotë kthim i fuqishëm i SHBA në këtë proces. Takimi siguron gjithashtu gadishmërinë për të ecur përpara pas një stagnimi në këtë proces” tha Thaçi raporton Gazeta Blic.

Thaçi kishte kërkuar të raportonte edhe në Kuvend por i është refuzuar kërkesa nga kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz