Ndonëse një pjesë e madhe e njerëzve të lodhur nga politika, përfshirë këtu dhe të famshmit, disa prej tyre nga estrada shqiptare jo rrallëherë kanë treguar hapur preferencat e tyre rreth politikanëve shqiptarë, e madje ka prej atyre që janë bërë pjesë edhe të fushatave gjatë zgjedhjeve, shkruan GazetaBlic.
Në një formë apo tjetër, këngëtarë e aktorë kanë mbështetur liderët e tyre të preferuar si të duhurit për të udhëhequr vendin.
Alban Skënderaj
Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skënderaj, të cilin nuk e kishim parë më parë të përfshihej në sferën politike, ai është njëri nga ata që ka treguar hapur mbështetjen e tij ndaj Albin Kurtit, pavarësisht se ai nuk ka të drejtë vote në Kosovë, ndonëse nuk munguan fjalët më të mira ndaj liderit të VV-së kur dhe i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.
“Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore bindese mbas mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt.
Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur.
Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete.
Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te doni por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete!”, shkroi Skënderaj.




Edhe Fjolla Morina duket qenë mos kokëçarëse, tregoi se nuk e ka problem të tregoj simpatinë e saj në politikë.
Këngëtarja edhe në zgjedhjet e 6 tetorit mbështeti Albin Kurtin për kryeministër.

Një emër tjetër është reperi Stresi, i cili ndonëse shumë herë i përfshirë në politikën shqiptare, ai së fundmi nuk ngurroi të thotë hapur mendimin e tij edhe për politikën kosovare.
Stresi është pro Albin Kurtit, por pavarësisht kësaj, reperi nga Shqipëria kërkoi që kryeministi mos ta heqë taksën ndaj Serbisë.
Nuk kishte se si të mungonte emri i Leonora Jakupit, ajo e cila gjithmonë ka mbështetur PDK-në, madje duke qenë se e ka mikeshë të ngushtë, mbështetja më e madhe ka qenë për Ganimete Musliun.
Një emër tjetër që këngëtarja nga Drencia ka mbështetur në formën e saj përmes rrjeteve sociale ka qenë edhe Sami Lushtaku.

Asaj e cila iu kthye shpresa për këtë vend pas fitores së Albin Kurtit, është këngëtarja Mimoza Mustafa, e cila duke qenë se është marrë vetëm me këngën, këtë herë ajo nuk mundi të mos tregonte gëzimin e saj.

Adelina Ismajli, qysh në moshë të re ka qenë mbështetësja më e madhe e LDK-së, e madje këngëtarja i thuri dhe këngë ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në çdo organizim të kësaj partie, Adelina Ismajli kontribuon në jë formë apo tjetër, ndërsa nuk mungojnë dhe rastet kur këngëtarja këndon për simpatizantët e LDK-së
