back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSpahiu: Vlora Çitaku nuk ka arrit ndonjë sukses, nuk e di për...

Spahiu: Vlora Çitaku nuk ka arrit ndonjë sukses, nuk e di për çfarë lavdërohet!

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka kërkuar që të lirohen nga detyra shtatë ambasadorë mes tyre edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

E këtë vendim po e sheh si të drejtë njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu.

Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se ka patur stagnim në diploamcinë kosovare, dhe kërkesa është e arsyeshme.

“Besoj që veprimi i Konjufcës është me vend për shkak të rezultateve të ngecura nga ana e diplomacisë kosovare. Natyrisht që duhet të bëhen ndryshime për të shtuar mundësitë që të ketë suksese. Kur nuk ka sukses gjëja e parë që duhet të bëhen është të largohen ato të vjetrit dhe të provohen të rinjtë” thotë Spahiju.

Spahiju ka folur edhe mbi largimin e ambasadores Vlora Çitaku nga ky pozicion .

Ai thotë se deri tani nuk kemi parë ndonjë sukses të saj dhe fjalimet në OKB nuk janë faktor që një ambasador të quhet i suksesshëm.

“Nuk e di kush e ka lavdëru zonjën Çitaku, sepse për mendimin tim nuk është se ka ba diçka që meriton të lavdërohet. Nuk e dimë se cili ka qenë kontributi i saj, ne nuk kemi parë ndonjë gjë të cilën të ketë arrit sukses. Nëse dikujt i pëlqen fjalimi i një ambasadoreje nuk do me thënë se ka qenë ambasador i suksesshëm. Fjali i mbasadores në OKB nuk është diçka për t’u vlerësuar puna si ambasador i mirë .Nuk e di nga po rrjedh ky opinioni për një ambasador të suksesshën në rast se nuk preken rezultate konkrete.

Ai tutje komentoi edhe të ashtuquajturin skandali “Xhamajka”.

“Rasti i Xhamajkës nuk u sqaruar se faji i kujt ishte, ishte i ambasadores i Presidentit apo i ministrit. Publikut nuk ju servir se cila është informata që e ka dhënë ambasadorja.Kjo qështje mbeti pa u sqaruar në opinionin publik. Skandale të tilla duhet të qartësohen , duhet të bëhet publike ymaili të cilin e ka dërguar zonja Çitaku”.

Ditë më parë Konjufca shkarkoi nga detyra 14 konsuj.

Ministri i Jashtëm njoftoi se 14 shkarkimet po i bënte në pajtim me ligjin dhe se emërimet e tyre ishin bërë kundërligjshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz