back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKëta janë 7 ambasadorët që u propozuan për shkarkim nga Glauk Konjufca...

Këta janë 7 ambasadorët që u propozuan për shkarkim nga Glauk Konjufca |Foto

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka propozuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve nga misionet e tyre diplomatike.

Në mesin e ambasadorëve të propozuar për t’u tërhequr nga misioni diplomatik është ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Konjufca kishte paralajmëruar veprime pas skandalit që ditë më parë shpërtheu me njohjen nga Xhamjaka, lajm ky që kishte ardhur nga ambasadorja Çitaku dhe më pas në Twitter ishte publikuar nga presidenti Thaçi, shkruan Reporteri.net.

Ministri Konjufca ka kërkuar largimin nga detyra edhe të Edon Canës, ambasador i Kosovës në Sofje të Bullgarisë.

I propozuar për shkarkim është edhe Lirim Grejçevçi, ambasador i Kosovës në Holandë. Grejçevci më parë kishte qenë ambasador i Kosovës në Britani të Madhe.

Shpend Kallaba, ambasador i Kosovës në Hungari është propozuar po ashtu që ta lirojë misionin e tij diplomatik në këtë shtet.

Mimoza Ahmetaj, Shefe e Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg është propozuar po ashtu për shkarkim.

Ylber Hysa ambasador i Kosovës në Mal të Zi, është emri i gjashtë i propozuar për shkarkim. Ai më parë kishte qenë edhe ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Emri i shtatë i propozuar për shkarkim është Ramadan Avdiu, ambasador i Kosovës në Zvicër.

Kujtojmë se, Glauk Konjufca s’mund t’i shkarkojë ambasadorët pa pëlqimin e presidentit Hashim Thaçit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz