Një i ri nga Malisheva nuk ka pasur sjellje normale ndaj nënës së tij, pasi e ka bërë për spital.
Policia njofton se mbrëmë i dyshuari mendohet se ka qëlluar nënën e tij dhe për këtë është arrestuar, shkruan Reporteri.net
Ai ka përfunduar në pranga, ndërkohë që nuk është bërë i ditur identiteti i dhunuesit dhe as mosha.
Ndërkohë, viktima menjëherë pas sulmin fizik ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që djali ka përfunduar në qendrën e mbajtjes në Polici.